Shirat shkaktojnë përmbytjen më të madhe në 50 vite në Australi

Nga Exit News
Shirat shkaktojnë përmbytjen më të madhe në 50 vite në Australi

Reshjet e mëdha të shiut përgjatë bregdetit lindor të Australisë gjatë fundjavës kanë sjellë përmbytjen më të keqe në gjysmë shekulli në disa zona, duke detyruar mijëra të evakuonin pasi qindra shtëpi u dëmtuan raporton Reuters.

Njerëzit në pjesë të veriperëndimit të Sidneit u urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre në mes të natës pasi ujërat që lëviznin shpejt shkaktonin shkatërrim të gjerë.

Shërbimet e urgjencës vlerësojnë se numri i përgjithshëm i shtëpive të dëmtuara është “në qindra”.

Disa rrugë kryesore u mbyllën në të gjithë shtetin ndërsa shumë shkolla ndërprenë mësimin.

Përmbytja vjen në kontrast të plotë me zjarret shkatërruese që goditën Australinë në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, kur gati 7% e tokës Uellsin e Ri Jugor u dogj..

Meteorologët thanë që reshjet e shiut do të vazhdojnë gjate të dielës, me disa zona që pritet të kenë deri në 200 milimetra shi.

Ekipet e urgjencës u janë përgjigjur rreth 6,000 thirrjeve për ndihmë që nga fillimi i shirave të enjten, duke përfshirë gati 700 kërkesa të drejtpërdrejta për shpëtim nga përmbytjet.

Moti ekstrem ka ndikuar gjithashtu në shpërndarjen e vaksinave COVID-19, duke prishur planet e vendit për të shpërndarë dozat e para gati 6 milion njerëzve gjatë javëve të ardhshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>