Vendet jo perëndimore kanë shpërndarë propagandë dezinformuese duke i përshkruar shqiptarët si kërcënim për rajonin, me qëllim pengimin e integrimit në BE. Në raportin e Shërbimit Informativ Shqiptar, SHISH të publikuar të mërkurën shkruhet se aktorët jo-perëndimor kanë:
“Përshkruar faktorin shqiptar në rajon si kërcënim për rajonin dhe rolin e shqiptarëve si nxitës të politikave nacionaliste për të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe”. Paralelisht me objektivin për të penguar integrimin euro-atlantik, kjo propagandë synoi të promovonte imazhin dhe interesat e tyre, të inkurajonte ndjenjat kundër NATO-s dhe të nxiste tensione ndëretnike me qëllim dobësimin e kohezionit në rajon”.
Në raport shkruhet se këta aktorë kanë përdoruyr përdorimin online të shtuar të institucioneve shtetërore dhe private gjatë pandemisë për të shpërndarë këtë propagandë.
Gjithashtu raporti vëren se vendi jonë ka rënë pre e teorive dezinformuese në lidhje me pandeminë. Këto teori janë shpërndarë edhe në media e portale.