
Shiu ka shuar të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës dhe në Tropojë, u shpreh për median të enjten Ilmi Lisha koordinator i Përgjithshëm i Prefekturës Kukës:
“Shiu na ka ndihmuar shumë dhe zjarret në Kukës janë fikuar plotësisht. Kemi një problem në një vatër të vogël, që po e shuan bashkia e Kukësit. Zjarret kanë rënë në sipërfaqe pyjore. Në Tropojë ka rënë shi dhe I ka përmbyllur të gjitha zjarret. Në Has ka pasur disa vara të vogla, por i kanë shuar”.
Lisha u shpreh se “nëse nuk vazhdojnë zjarret e qëllimshme nuk do të ketë më probleme”.
Zjarret në Kukës arritën deri mbi tunelin e Kalimashit duke rrezikuar banesat pranë.