Shkarkimi i mjekut Allkja, sindikata e punonjësve të shëndetësisë njofton protestë

Nga Exit News
Shkarkimi i mjekut Allkja, sindikata e punonjësve të shëndetësisë njofton protestë

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka njoftuar protestë para spitalit Nënë Tereza për largimin nga puna të mjekut Ilir Allkja.

Sindikata e shprehet se pushimi nga puna i mjekut është bërë për arsye politike dhe në një kohë kur bota ndodhet në krizë për staf mjekësor.

Në një shënim në “Facebook”, sindikata paralajmëron protestë në orën 10:00 në sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza.

Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjeksor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike. Kush e ndjen që mund ti bashkohet një proteste në orën 10:00 në sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetsor që po punon në kushte sfilitëse vetmohuese, është i mirëpritur.”

Mëngjesin e së mërkurës, 30 dhjetor, QSUT shkarkoi nga puna mjekun Allkja për shkelje të Kodit të Etikës.

Sipas një dokumenti zyrtar, drejtori i QSUT Enkelejd Joti argumetoi se mjeku ka shkelur rëndë etikën duke përhapur informacione të pavërteta.

Që prej marsin 2020, mjeku Allkja ka denoncuar vazhdimisht mungesën e mjeteve mbrotjëse për mjekët në frontin e parë dhe kushtet jo të mira nëpër spitale.

Allkja e quajti shkarkimin e tij nga puna, të nxitur nga denoncimet e kritikat që ai ka bërë për menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>