
Kreu i Kadastrës Artan Lame ka shkarkuar, të hënën, nga detyra kreun e Kadastrës në Durrës, Artur Çobanin. Çobani qendroi në detyrë për 11 muaj.
Në vend të tij është emëruar Rezart Elmazi.
Elmazi ka qenë deri më tani drejtor i Kadastrës Kamëz-Vore dhe më parë ka drejtuar ALUIZNI-n në Kamëz.
Ende nuk ka detaje për shkarkimin e Çobanit dhe arsyet që çuan drejt këtij vendimi.