Shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar pas kritikave për Ministrinë e Kulturës

Shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar pas kritikave për Ministrinë e Kulturës

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi u shkarkua dje nga detyra pasi kritikoi publikisht Ministrinë e Kulturës.

Pak ditë më parë, në një intervistë për dritare.net, Zoti Labi u ankua se punimet për rindërtimin e Sheshit Skënderbej kanë ndikuar në rënien e numrit të vizitorëve të Muzeut, pasi hyrja e tij është bërë praktikisht e pamundur për tu gjetur.

Melsi Labi e quajti situatën “absurde”. Ai, po ashtu, u shpreh se Muzeu nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të paguar Këshillin Shkencor dhe se nevojat e menjëhershme të Muzeur kërkojnë të paktën 70 milionë lekë – rreth 50 për qind e buxhetit që pritet të miratohet nga Ministria e Kulturës.

Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeumeve si Bunk’art etj, ku private merr lekët dhe i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyra e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lektë e taksapaguesve.

Ministria e Kulturës deklaroi dje se Zoti Labi, që mbante postin që prej vitit 2013, u shkarkua për “mosrespektim të përsëritur të marrëdhënies së punës, duke shkaktuar dëm institucional dhe duke cenuar rëndë parimin e përgjegjshmërisë dhe mirëbesimit institucional.”

Melsi Labi nuk është drejtori i parë që largohet i pakënaqur me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Në korrik të 2016-ës, Ilir Kerni u largua nga posti i Drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit pas konflikteve me ministren Kumbaro. Shumica e drejtuesve me të cilët ministrja Kumbaro nisi punën në vitin 2013 janë larguar.

LEXO  Shuhet në moshën 78 vjeç, Raffaella Carra

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>