Shkarkohet nga detyra Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Shkarkohet nga detyra Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Kryeministri Rama shkarkoi sot nga detyra Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani dhe emërimin në vend të tij deputetin e LSI-së Petrit Vasili.

Në shkresën dërguar Presidentit Nishani shkruhet:

Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Petrit Vasili.

Zoti Manjani, dje në mbrëmje, iu përgjigj shkrimeve të medias rreth një largimi të mundshëm të tij, duke shkruar:

Dëshiroj tu informoj se:

Nuk kam dhënë dorëheqje nga detyra! S’më ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!

Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!

Shkarkimi i tij nga detyra vjen menjëherë pas përfundimit të takimit të sotshëm të Kryeministrit Rama me kreun e LSI-së Ilir Meta.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij vendimi.

Zoti Manjani zuri vendin e ish-Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço në nëntor të vitit 2015. Ylli Manjani ka qenë një prej ministrave që ka folur më ashpër për Kryeministrin Rama e veçanërisht Ministrin e Brendshëm Tahiri.

Në orën 13:00, Zoti Manjani pritet të mbajë një konferencë për shtyp.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>