Shkarkohet nga detyra, mjeku që denoncoi mungesën e veshjeve speciale në spital

Nga Exit News
Shkarkohet nga detyra, mjeku që denoncoi mungesën e veshjeve speciale në spital

Ilir Allkja mjeku i QSUT, i cili pak ditë më  parë denoncoi mungesën e veshjeve speciale për personelin mjekësor, u shkarkua dje nga detyra.

Lajmin e dha vetë mjeku Allkja në faqen e tij në Facëbook, ku shkruan:

“Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion! Kërkova të ma jepnin me shkrim!
Hakmarrje e ulët e Edi Ramës dhe e Skënder Bratajt në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë !”
Ai pohoi se pavarësisht vendimit do të qëndrojë në detyrë për tju shërbyer pacientëve.

”Sonte po qëndroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve!”

Mjeku Allkja denoncoi përmes një videoje të shpërndarë në Facebook mungesën e veshjeve të posaçme.

Ai pohoi se është vetëizoluar pasi vizitoi disa pacientë të dyshuar me koronavirus pa patur masa mbrojtëse.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>