
QSUT ka shkarkuar nga puna mjekun Ilir Allkja për shkelje të Kodit të Etikës.
Sipas një dokumenti zyrtar, drejtori i QSUT Enkelejd Joti argumetoi se mjeku Allkja ka shkelur rëndë etikën duke përhapur informacione të pavërteta.
“Mjeku Allkja ka dezinformuar publikun me deklarata. Deklarimet e tij ishin të rreme, kjo ka përhapur panik”
Mjeku Allkja denoncoi përmes një videoje të shpërndarë në Facebook mungesën e veshjeve të posaçme.
Ai pohoi se është vetëizoluar pasi vizitoi disa pacientë të dyshuar me koronavirus pa patur masa mbrojtëse.