Vetingu shkarkon anëtarin e KLP-së Besnik Cani

Nga Exit News
Vetingu shkarkon anëtarin e KLP-së Besnik Cani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkoi sot prokurorin Besnik Canin duke lënë me 10 anëtarë Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

KPA arsyetoi vendimin me faktin se Cani kishte probleme me deklarimin e pasurisë.

Prokurori Cani u konfirmua fillimisht në detyrë më 27 nëntor 2018. Dy javë më vonë, ai u zgjodh anëtar i KLP-së.

Vendimi i konfirmimit në detyrë u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe Komisioneri Publik.

ONM qe shprehur se prokurori Cani kishte dy raste të qarta konflikti të interesit. Cani e ka cilësuar si të padrejtë largimin nga drejtësia pas 26 viteve kontribut:

“Nuk është i drejtë largimi im nga radhët e drejtësisë pasi kam 26 vite që kontribuoj, pasi kemi luftuar çdo ditë më krimin e organizuar”.

Kjo është hera e dytë që ky KLP mbetet me 10 anëtarë për shkak të shkarkimeve nga vettingu. Më parë kjo gjë ka ndodhur kur Gentian Osmani u shkarkua nga detyra në korrik 2019.

Në vend të Osmanit në nëntor 2019 u zgjodh Esmeralda Cami, ish-drejtuese e Prokurorisë së Dibrës.

(Lexo këtu: Komisioneri Publik: Kontrata mes prokurorit Cani dhe kompanisë Kastrati, konflikt interesi).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>