Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra, të hënën, gjyqtaren e Apelit të Korçës Etleva Temo.
Vendimi u mor nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Pamela Qirko.
Gjatë hetimit administrativ, KPK gjeti probleme me deklarimin e pasurisë dhe profesionalizmin e gjyqtares.
Ajo nuk mundi të justifikojë se përse një automjet i vjetër dhe i përdorur është shitur disa herë më shtrenjtë nga bashkëshorti i gjyqtares. Po ashtu u gjetën probleme me burimet e pasurisë për të justifikuar shpenzimet e bëra nga familja e gjyqtares.
Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.
Temo ishte përzgjedhur nga KLGJ-ja për të qenë pjesë e trupës gjykuese të çështjes së bandës së Shullazit, trupë që tashmë ka mbetur me një gjyqtar.