Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkarkoi më 11 prill nga detyra prefektin e Shkodrës, Çesk Millja.
Në vend të tij është emëruar zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
Shkak për shkarkimin e prefektit është mënyrë se si Shkodra po reagon nga pandemisë së covid-19: megjithë urdhrat për kufizimin e lëvizjes dhe ruajtjes së distancimit social, qytetarët vazhdojnë të lëvizin lirisht. Në tregje e rrugë, qytetarët ecin pa masa mbrojtëse dhe shumë pranë njëri-tjetrit, shpesh dhe në grupe.
Ministri Lleshaj tha se në këtë qark ka munguar marrja e masave të duhura dhe zbatimi i tyre.
Pas Tiranës, Shkodra është qyteti më i prekur nga Covid-19 me 52 të infektuar dhe 2 viktima.
Ditët e fundit janë zbuluar disa vatra të reja: mes të cilave një fasoneri, dy familje të cilat kishin organizuar një ceremony mortore dhe koordinatori i OSHEE-së, i cili ka vazhduar punën deri më 10 prill, duke përbërë rrezik për kolegët e tij.
Në një video të Report.tv duket qartë dyndja e qytetarëve në tregje e rrugë më 11 prill, megjithë masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19.