Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-nigerian

Nga Exit News
Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-nigerian

Policia italiane arrestoi 52 persona, 27 shqiptarë, 23 nigerianë dhe 4 italianë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal shqiptaro-nigerian, sipas medias italiane La Reppublica, të mërkurën.

Drejtuesit e grupit kriminal ishin Geraldo Bejaj dhe Sule Momodu, të dy pak më shumë se 30 vjeç.

Në këtë grup nuk ka asnjë gjurmë të Cosa Nostra, Camorra ose ‘Ndrangheta, por vetëm italianë të përdorur si furnitorë pune dhe 350 makina të cilat më pas u janë dhënë shqiptarëve për të transportuar drogën nga Vlora në Itali.

Droga transportohej nga Vlora në Romë përmes Puglias dhe shitej në sheshet e farmacive të gjysmës së Italisë, nga Napoli në Brescia. Transport bëhej edhe në Europën Lindore.

Ky hetim nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra nga karabinierët në Romë “në zonën përfshirë stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>