Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të kanabisit në Spanjë, 107 të arrestuar

Nga Exit News
Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të kanabisit në Spanjë, 107 të arrestuar

Një grup kriminal që kultivonte dhe trafikonte kanabis në Spanjë është shkatërruar pas një operacioni masiv të mbështetur nga Europol dhe ku morën pjesë policia spanjolle, gjermane dhe shqiptare.

Grupi përbëhej kryesisht nga shqiptarë ndërkohë që pjesë e tij ishin edhe shtetas spanjollë, sllovakë dhe grekë.

Sipas Europol më 13 korrik u arrestuan 107, pjesë e këtij grupi trafiku kanabisi.

Ata dyshohet se menaxhonin plantacionet e kanabisit në Spanjë para se ta trafikonin në vende të tjera evropiane.

Rreth 400 policë morën pjesë në bastisjen e 42 vendeve të ndryshme ku u zbuluan 51 ferma kanabisi, 25 000 bimë kanabis dhe u konfiskuan 70 mijë euro, automjete dhe armë.

Për funksionimin e fermave të kanabisit mendohet se grupi ka vjedhur energji elektrike me vlerë në mbi 1.6 milionë euro.

Tre hetues shqiptarë ishin vendosur në Spanjë në kuadër të hetimeve për këtë operacion.

Sipas raportit të fundit të Europolit grupet kriminale shqiptare janë një nga burimet kryesore të trafikut të kanabisit në Europë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>