Biznesmeni Shkëlqim Fusha ka konfirmuar për TVT se projektin për Teatrin e Ri do t’ia fali Bashkisë dhe do vijojë me ndërtimet e kullave në pronën e tij.
“Dëshira ime ajo është që ta zhvilloj pronën time. Tek pjesa ime patjetër që do qëndroj. Nëse do Bashkia le të bashkohet me ndërtimin për interesat e veta. Kjo është një pjesë që i përket një faze më tutje. E mira do ishte që bashkëpunimi të funksionojë.”
Fusha shprehet i zhgënjyer për prishjen e planit të parë për shkak të “zgjerimit të kërkesave që i përishën atij bilancin ekonomik”, arsye për të cilën Bashkia ka deklaruar se ndërtimi do të bëhet me para publike.
“Tani do të fillojë bashkëpunimi për së dyti nëse do të qëndrojmë për ndërtimin privat apo jo. Por gjithmonë për ndërtimin civil, do të ndërtojmë një kullë apo dy më vete, që do të thotë kusuri i tepricës prapë i ngelet shesh bashkisë.” – tha Shkëlqim Fusha.