Gjykata e Tiranës ka caktuar psikologë për intervistimin e Shkëlzen Berishës lidhur me padinë e tij ndaj Taulant Ballës, për shkaktim të dëmeve psikologjike në fjalën e tij në Kuvend.
Gjykata caktoi seancën e radhës më 14 shtator, ora 14:00, njofton media.
Shkëlzen Berisha paditi më 11 shtator 2020, Ballën për deklarata e tij në Kuvend dhe postimet në Facebook.
Në padinë e tij, Berisha kërkon dëmshpërblim prej 3 milionë lek për dëmin psikologjik të shkaktuar nga postimi i Balëls në Facebook, më 24 dhe 28 korrik 2020 dhe fjala e tij në kuVEND MË 29 korrik 2020.