Shkenca e rreme e Kryeministrit konçesionist

Shkenca e rreme e Kryeministrit konçesionist

Në përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të mbrojtur konçesionet e dyshimta që po japin çdo ditë, qeveritarët po provojnë cdo lloj argumenti dhe manovre.

Kohët e fundit, në mënyrë të dëshpëruar, Kryeministri Rama dhe Ministri Beqaj po prodhojnë referenca të rreme shkencore në mbështetje të konçesionit të kontrollit të përgjithshëm shëndetësor të popullsisë.

Pas një pseudoanlize, me referenca të gënjeshtërta, hedhur në publik para disa ditësh nga Ministria e Shëndetësisë që pretenndonte për shpëtim qindra jetësh dhe kursim miliona eurosh nga kontrolli, të enjten ishte rradha e vetë Kryeministrit të bënte shkencëtarin.

Duke folur në Kuvend, ai deklaroi:

Është statistikisht e miratuar botërisht parandalimi kursen gjithmonë më shumë se sa dyfishin.”

Nuk dihet se çfarë nënkupton Kryeministri me termin “statistikisht e miratuar”, por ajo që sugjerojnë, pa asnjë përjashtim, analizat statistikore dhe studimet botërore është që kontrollet e përgjithshme të popullsisë nuk kanë asnjë ndikimin në uljen e rrezikut të sëmundjeve dhe në uljen e vdekjeve.

Kjo është edhe arsyeja që Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk i rekomandon kontrollet e përgjithshme shëndetësore të popullsisë, as edhe për vendet me shërbim të dobët shëndetësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>