Shkencëtarët rusë thonë se Sputnik V  është efektive kundër varianteve të COVID

Nga Exit News
Shkencëtarët rusë thonë se Sputnik V  është efektive kundër varianteve të COVID

Disa shkencëtarë rusë thanë se vaksina Sputnik V është efikase ndaj varianteve të reja të COVID-19.

Një provë ruse që teston efektivitetin e rivaksinimit me Sputnik V për të mbrojtur nga mutacionet e reja të koronavirusit po prodhon rezultate të forta, thanë studiuesit të shtunën.

Muajin e kaluar Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një rishikim të vaksinave të prodhuara nga Rusia deri më 15 mars, për efektshmërinë e tyre kundër varianteve të reja që po përhapen në pjesë të ndryshme të botës.

“Studimi i fundit i kryer nga Qendra Gamaleya në Rusi tregoi se rivaksinimi me vaksinën Sputnik V po funksionon shumë mirë kundër mutacioneve të reja të koronavirusit, duke përfshirë llojet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut,” tha Denis Logunov, një zëvendës drejtor i qendra, e cila zhvilloi vaksinën Sputnik V.

Rezultatet e testimit pritet të publikohen së shpejti, por ky ishte treguesi i parë se si po shkojnë testet. Nuk kishte detaje të tjera akoma, raporton Retuters.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>