Shkëputet ashensori në një pallat në Astir, plagosen dy gra

Nga Exit News
Shkëputet ashensori në një pallat në Astir, plagosen dy gra

Një aksident në ashensorin e një pallati në zonën e Astirit në Tiranë ka lënduar dy gra, njëra prej të cilave është në gjendje të rëndë.

Pak minuta pas mesnate, dy gratë kanë qenë brenda ashensorit kur kavoja e tij është shkëputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë.

Njëra prej të plagosurave është shtatzënë dhe është në gjendje të rëndë në spital.

Policia ka shoqëruar në komisariat administratorin e pallatit dhe përgjegjësin e kompanisë së ashensorëve për t’u pyetur nëse është kryer kolaudimi periodik i detyrueshëm i ashensorit i cili bëhet të paktën 1 herë në vit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>