Policia në Shkodër akuza penale për 48 persona, përfshi kryetaren e bashkisë

Nga Exit News
Policia në Shkodër akuza penale për 48 persona, përfshi kryetaren e bashkisë

Policia ka proceduar penalisht kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe 7 qytetarë të tjerë si organizatorë të protestës së një ditë më parë.

Janë proceduar gjithashtu edhe 17 minorenë dhe 21 shtetas të tjerë për dhunë të përdorur gjatë manifestimit që konsiderohet i paligjshëm nga policia dhe për prishje të qetësisë publike.

Në procedim penal janë edhe dy punonjës të zjarrfikëses të cilët sipas policisë kanë reaguar me vonesë pas njoftimit nga aalla operative për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit në godinën e selisë së Partisë Socialiste në Shkodër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>