Qytetarë në Shkodër kanë qëlluar me sende të forta selinë e Partisë Socialiste.
Pas marshimit kundër vrasjes së Klodian Rashës, qytetarët kanë thyer xhamat dhe kanë djegur objekte që ndodheshin pranë kësaj selie.
Për të ndaluar protestuesit kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë duke hedhur gaz lotësjellës ndaj protestuesve.
Që prej mëngjesit, qindra qytetarë protestuan sot në Shkodër kundër vrasjes së Klodian Rashës.
Ata marshuan drejt Prefekturës së qytetit dhe më pas drejt selisë së PS.