Shkodër, qytetarët sulmojnë selinë e PS

Nga Exit News
Shkodër, qytetarët sulmojnë selinë e PS

Qytetarë në Shkodër kanë qëlluar me sende të forta selinë e Partisë Socialiste.

Pas marshimit kundër vrasjes së Klodian Rashës, qytetarët kanë thyer xhamat dhe kanë djegur objekte që ndodheshin pranë kësaj selie.

Për të ndaluar protestuesit kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë duke hedhur gaz lotësjellës ndaj protestuesve.

Që prej mëngjesit, qindra qytetarë protestuan sot në Shkodër  kundër vrasjes së Klodian Rashës.

Ata marshuan drejt Prefekturës së qytetit dhe më pas drejt selisë së PS.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>