Shkolla e Magjistraturës vendos vaksinimin e detyrueshëm

Nga Exit News
Shkolla e Magjistraturës vendos vaksinimin e detyrueshëm

Shkolla e Magjistraturës ka vendosur hyrjen në shkollë të studentëve dhe personelit akademik, duke u bërë instituticioni i parë që vendos vaksinimin e detyrueshëm.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare kërkohet se:

“Çdo kandidat te depozitoje elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 tetor 2021 e në vijim. Ju kujtojmë qe muaji Gusht është i hapur për vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç”.

Në vend po rriten numrat e të infektuarve por fatmirësisht numri I shtrimeve dhe i viktimave është i ulët.

Gjatë muajit gusht të gjtihë personat mbi moshën 18-vjeç do ët mund të vaksinohen vetëm duke u paraqitur me letërnjoftim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>