Shkollat mund të qëndrojnë të mbyllura edhe pas 23 marsit, ministria ende pa vendim

Nga Exit News
Shkollat mund të qëndrojnë të mbyllura edhe pas 23 marsit, ministria ende pa vendim

Shkollat mund të qëndrojnë të mbyllura edhe pas 23 marsit dhe mësimi të vazhdojë ende online. Ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh se ministria ende ka një vendim për këtë.

Në një videomesazh, Zonja Shahini, duke iu përgjigjur pyetjeve të prindërve për mënyrën se si do të bëhet vlerësimi i nxënësve online, tha:

“Një vendim që nuk është marrë ende, por nëse merret, ne do të jemi të gatshëm që mësuesit t’i orientojmë drejt një vlerësimi që mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, i cili do t’i mundësojë mësuesve të vlerësojnë nxënësit e njohuritë e tyre që kanë arritur deri në këtë pikë dhe të mund të vijojnë pastaj mësimin e zakonshëm pas kthimit në shkollë.

Por, kjo është diçka që do t’ju informojmë më shumë ditët në vijim kur të marrim vesh nëse do ta kemi të nevojshme ta shtyjmë procesin e mësimit nga shtëpia përtej datës 23 mars.”

Ministrja Shahini tha se deri tani rreth 80 për qind e nxënësve janë në kontakt direkt me mësuesit dhe po vazhdojnë mësimin online.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>