2 personave të infektuar me koronavirus janë zbuluar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin totol të të prekurve në 24.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, dy personat e rinj janë një 43-vjeçar nga Gjakova dhe një 53-vjeçare nga Suhareka.
Të dy janë persona kontakti të pacientëve të mëparshëm me koronavirus.
Deri tani në total në Kosovë janë testuar 417 persona të dyshuar dhe kanë rezultuar pozitiv 24 prej tyre.
Të infektuarit nga koronavirusi janë nga komunat e: Vitisë, Suharekës, Gjakovës, Malishevës, Podujevës, Prishtinës, Prizrenit, Klinës dhe Obliqit.