4 të infektuar në 24 orët e fundit. 2 janë mjekë

Nga Exit News
4 të infektuar në 24 orët e fundit. 2 janë mjekë

Katër persona të identifikuar me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit. 2 prej tyre janë mjekë të Spitalit “Shefqet Ndroqi”. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 42.

17 persona të infektuar janë të shtruar në spitalin Infektiv. Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja, një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërsa 2 mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetë-izoluar. Deri më tani 17 mjekë të këtij spitali janë testuar për koronavirus si pasojë e kontaktit me një person të sëmurë, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin e Infektivit. Mjekët e rezultuar pozitiv janë  vetë-izoluar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Informacioni i bë publik, të dielën paradite, në komunikimin e përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik.

Në total, deri tani janë testuar 505 persona të dyshuar në vend.

Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:

 — Në Tiranë: 26 persona;

— Në Durrës: 5 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier: 5 persona;

— Në Lushnje: 2 persona;

— Në Elbasan: 2 persona;

— Në Rrogozhinë: 2 persona.

26 persona të infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore, të izoluar në banesat e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>