Shkon në 493 numri i viktimave të koronavirusit

Shkon në 493 numri i viktimave të koronavirusit

493 është numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi, që prek çdo ditë më shumë njerëz.

VEtëm në 24-orëshin e fundit humbën jetën 65 të prekur në territorin e Kinës.

Deri më tani, numri i të prekurve ka arritur në 24,562 persona në gjithë botën.

Në total janë 25 shtete të tjera, përveçs Kinës, në të cilat është regjistruar të paktën një i prekur nga koronavirusi.

Në Europë, Gjermania është shteti me më shumë të prekur, 12 persona deri tani, ndërsa në vendet e Ballkanit ende nuk ka asnjë të sëmurë me koronavirus.

Ndërkohë një anije me 3700 pasagjerë ka mbetur e bllokuar në Japoni pasi një prej tyre u konfirmua si i prekur nga virusi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>