Shoqata “Drejtësi për Drejtësinë” kallëzon në SPAK komisioneren e vetingut

Nga Exit News
Shoqata “Drejtësi për Drejtësinë” kallëzon në SPAK komisioneren e vetingut

Shoqata “Drejtësi për Drejtësinë” ka kallëzuar në SPAkK anëtaren e KPK-së Brunilda Bekteshin, për deklarim të rremë pasurie, bazuar në disa informacione të publikuar në disa portale.

Shoqata “Drejtësi për Drejtësinë” e krijuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vetingu, drejtohet nga ish-prokurori Gentian Trenova.

Anëtarët e shoqatës mendojnë që vendimet për largimin e tyre nga sistemi janë të padrejta. Ata më 9 qershor i janë drejtuar Avokatit të Popullit që të verifikojë procedurën e përzgjedhjes dhe dokumentacionin, që kanë dorëzuar komisionerët e të dy shkallëve të Vettingut.

Sipas shoqatës, disa nga komisionerët e KPK dhe KPA nuk plotësojnë kriterin kryesor atë të përvojës se punës jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>