Shoqata e Kryebashkiakëve dërgon në Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit

Shoqata e Kryebashkiakëve dërgon në Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit

Shoqata e Kryebashkiakëve të Shqipërisë dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretimin e ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryetarja e shoqatës, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dorëzoi sot kërkesën duke shpresuar se kjo do të jetë çështja e parë që do të shqyrtojë gjykata sapo të ngrihet.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën dhe për këtë arsye, është jashtë funksionit. Prej disa muajsh, KPK ka nisur vetimin e kandidatëve për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, por ky proces nuk ka mbaruar ende.

Tjetër kërkesë që shoqata ka ngritur në gjykatën kushtetuese është nëse regjistrimi dhe pjesëmarrja e partisë Bindja Demokratike në zgjedhje ishte e ligjshme apo jo.

Një ditë më parë, gjyqtarja e Durrësit Mimoza Margjeka refuzoi të certifikojë mandatin e kryebashkiakes së zgjedhur të Durrësit.

Gjykatësja Mimoza Margjeka e quajti mandatin e kandidates socialiste të marrë në mënyrë të parregullt, për shkak të pjesëmarrjes së paligjshme në zgjedhje të Partisë Bindja Demokratike (BD). Sipas ligjit, nëse regjistrimi i garuesve është i paligjshëm, atëherë kjo i bën zgjedhjet të paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>