Shoqata shqiptare e ornitologjisë ka monitoruar linjat e energjisë elektrike në luginën e Drinos, në Gjiroakstër, me qëllim vlerësimin e rrezikut që ato paraqesin për zogjtë.
Ekipi i vullnetarëve i drejtuar nga Profesor Gentian Hyka ka monitoruar për 10 kilometra linjat e energjisë elektrike. Ata panë se si zogjtë qendronin në shtyllat dhe në telat e energjisë elektrike, përfshirë edhe llojet në zhdukje si Kestreli i vogël dhe Kroi i Egjiptit.
Shoqata tha se vendosja e shtyllave të energjisë elektrike në këtë zonë përbën një kërcënim për zonën, dhe kërkuan marrjen e masave parandaluese nga qeveria. Ata sugjeruan vendosjen e kapsula dhe pengesave fizike të dukshme tek shtyllat e energjisë elektrike.
Një tjetër synim kryesor i projektit është përfshirja e brezit të ri në projekte praktike në lidhje me monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Shoqata tha që duke u dhënë të rinjve mundësinë për të marrë pjesë në aktivitete të tilla, ata po ndihmojnë në formimin e një brezi të ri të ndjeshëm për ruajtjen e specieve në zhdukje. Ata po planifikojnë të vazhdojnë monitorimin e linjave të energjisë edhe për 42 kilometra të tjerë.