Shoqata shqiptaro-austriake kritika qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Shoqata shqiptaro-austriake kritika qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar

Shoqata shqiptaro-austriake shprehu keqardhjen për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një letër dërguar Ministrisë së Kulturës, ata pohuan se janë të inatosur për mungesën e dialogut dhe kompromisit nga ana e qeverisë shqiptare.

Ne u pikëlluam nga lajmi për prishjen me forcë të Teatrit Kombëtar më 18 maj 2020. Na vjen keq që, pas disa muajsh proteste, nuk ishte e mundur të gjehej një zgjidhje e përbashkët dhe të shpëtonim godinën si trashëgimi kulturore kombëtare.

Ne në Austri – si qytetarët në shumë vende të tjera – jemi të irrituar nga fakti se Shqiptarët duket se nuk janë të gatshëm / të paaftë për të zgjidhur problemet në mënyrën e duhur dialogu dhe kompromisi.

Ata gjithashtu dënuan faktin e  prishjes së godinës në orët e para të mëngjesit, duke përdorur policinë.

Për më tepër, është e trishtë se si Qeveria përdori forcën e policisë për të ekzekutuar prishjen. E gjithë kjo në mëngjes në orën 4.30 të mëngjesit gjatë izolimit për shkak të koronavirusit. Kjo nuk është as e përshtatshme për të rritur besimin ndaj qeverisë dhe ky veprim nuk tregon ndonjë respekt ndaj shoqërinë civile në Shqipëri

Shoqata deklaroi se shteti austriak ka investuar shumë në mirëmbajtjen dhe rinovimin e godinave kulturore dhe historike në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>