Shoqëria civile në Kosovë, kundërshtoi veprimin e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ata do të organizojnë një protestë sot në orën 17:00, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë në shenjë solidariteti me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.
Në një njoftim zyrtar, ata deklaruan:
Me dhjetëra aktivistë e artistë janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor në orët e hershme të mëngjesit, duke përfshi këtu edhe gazetarë. Aksioni banditesk është shoqëruar me dhunë ndaj artistëve dhe aktivistëve qe po e mbronin teatrin tash e gati 3 vite.
Në shenjë solidariteti me përpjekjen e tyre gati tre vjeçare, sot në ora 17:00 do të mblidhemi para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të shprehur indinjatën tonë me këtë arrogancë të pashoqe dhe kundërshtimin tonë ndaj këtij veprimi të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.