Komisioni amerikan Kombëtar i Komunikimit (FCC) deklaroi emrat e 5 kompanive kineze të cilat përbëjnë rrezik kombëtar për rrjetin amerikan të komunikimit.
Kompanitë e identifikuara janë Huaëei Technologies Co, ZTE Corp, Hytera Communications Corp, Hangzhou Hikvision Digital Technology Co and Zhejiang Dahua Technology Co, raporton Reuters.
Sipas një ligji të miratuar në 2019, FCC ka identifikuar kompanitë që prodhojnë pajisje dhe shërbime që “përbëjnë një rrezik të papranueshëm për sigurinë e SHBA-ve”.
Drejtuesja e FCC Jessica Rosenëorcel u shpreh për median se: Kjo listë është një guidë domethënëse për të krijuar rrjet të fortë komunikimi në të ardhmen në SHBA”.
Në gusht të 2020, SHBA-të i ndaluan kompanive shtetërore dhe privatë të blejnë pajisje apo shërbime nga këro 5 kompani kineze. Në vitin 2019, SHBA-të i futën kompanitë Huaëei, Hikvision në listën e zezë.
Në shkurt kompania Huaëei e paditi vendimin e qeverisë në gjykatën amerikane të Apelit.
Kompania Hikvision të premten u shpreh se e kundërshtoi vendimin e FCC-së dhe po mendon mundësitë më të mira për ta kundërshtuar.
Ndërsa, 3 kompanitë e tjera nuk kanë komentuar mbi vendimin.