Shpallen fitueset e tenderit për tunelin e Llogarasë

Nga Exit News
Shpallen fitueset e tenderit për tunelin e Llogarasë

Kompanitë iC Consulenten Ziviltechniker, ELEA iC dhe IBE, SEED Consulting shpk dhe InfraKonsult shpk janë fitueset e tenderit për projektimin e tunelit të Llogarasë.

Vendimi erdhi një ditë pasi ministrja Balluku njoftoi se janë kualifikuar dy projekt-propozime, mes të cilave juria do të zgjidhte fituesen.

Qeveria hapi në qershor garën ndërkombëtare për hartimin e projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë

Procesi i tenderimit për ndërtimin e tunelit do të bëhet brenda këtij viti.

Siç Exit News ka shkruar më parë, projekti i ndërtimit të Tunelit të Llogarasë do të financohet nga qeveria.

Tuneli 6 kilometra i gjatë pritet që të shkurtojë aksin Orikum – Palasë në vetëm 10 minuta rrugë.

Qytetarët do të paguajnë një tarifë fikse për të kaluar në tunel.

Ndërtimi i tunelit, sipas qeverisë parashikohet të kushtojë 6,3 milionë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>