Shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve në Kosovë: LVV merr 58 mandate

Nga Exit News
Shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve në Kosovë: LVV merr 58 mandate

Lëvizja Vetvendosja do të ketë 58 deputetë në parlamentin e ri të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka njoftoi se Lëvizja Vetvendsoja ka marë 438,334 vota, Partia Demokratike e Kosovës 148,296 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 110,978 vota.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota”

Sipas llogaritjeve PDK merr 19 deputetë ndërsa LDK 15 deputëtë. Partia e Haradinjat, AAK ka marrë 66,111 vota dhe  merr  8 mandate në parlament, ndërsa lista serbe merr 10 mandate në parlament.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>