Shpallet në kërkim Çela, i dyshuar si vrasësi i vëllezërve Haxhia, pjesë e bandës së grabitjes në Rinas

Nga Exit News
Shpallet në kërkim Çela, i dyshuar si vrasësi i vëllezërve Haxhia, pjesë e bandës së grabitjes në Rinas

Gjykata kundër Krimit të Organizuar ka shpallur në kërkim Talo Çelën, i përfshirë në grabitjen e 6,4 milionë eurove në Rinas dhe si vrasësi i dyshuar i vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës.

Dyshohet se vrasja e dy vëllezërve Haxhiaj, më 27 prill, janë porositur nga i njëjti grup kriminal i grabitjes, i cili kërkon pjesën e tij të parave nga grabitja e Rinasit.

Talo Çela është i vetmi i akuzuar për grabitjen që është ende në arrati.

Personat e tjerë të akuzuar për grabitjen janë Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Alkond Bengasi dhe Saimir Çela, të gjithë të arrestuar.

Nga hetimet, SPAK ka gjetur se kreu i bandës ka qenë Admir Murataj, i cili u vra nga policia gjatë grabitjes.

Po ashtu, Ragip Hajdini, pjesë e të arrestuarve, humbi jetën pak javë më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Grabitja e 9 prillit ndodhi në pistën e fluturimit, teksa punonjësit ishin duke transportuar valixhet në avionin e kompanisë Austrian Airlines, që do të fluturonte drejt Vienës në orën 15:05. Ngjarja ndodhi pak minuta përpara se avioni të nisej.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>