Shpallet në kërkim pronari i një hoteli në Dhërmi, akuzohet për tjetërsim pronash

Nga Exit News
Shpallet në kërkim pronari i një hoteli në Dhërmi, akuzohet për tjetërsim pronash

Policia ka shpallur në kërkim Helidon Gjikokën, pronarin e një kompleksi turistik në Dhërmi, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh e tjetërsim pronash.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë në mungëse ‘arrest me burg’ për Gjikokën.

Ai akuzohet se përmes falsifikimit të dokumenteve ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme dhe i ka marë pronën një familjeje në Dhërmi, ku më pas ka ndërtuar biznesin e tij, një hotel dhe një bar pranë bregdetit.

Dyshohet se Gjikoka ka qenë në dijeni të procesit ndaj tij dhe mund të jetë larguar nga Shqipëria.

Në javët në vazhdim pritet që të arrestohen dhe zyrtarë të ALUIZNI-t dhe Kadastrës që dyshohet se kanë bashkëpunuar me Gjikokën për transferimin e pronës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>