Shpenzimet e fondit rezervë, Haradinaj: Një pjesë shkoi për të ndihmuar Shqipërinë për tërmetet

Nga Redaksia
Shpenzimet e fondit rezervë, Haradinaj: Një pjesë shkoi për të ndihmuar Shqipërinë për tërmetet

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj justifikoi shpeznimin e krejt fondit rezervë të qeverisë duke thënë se me një pjesë të këtij fondi kishte ndihmuar Shqipërinë për situatën e tërmeteve.

Sipas ligjit, fondi rezervë shpenzohet vetëm në raste të paparashikuara emergjence. Radio Evropa e Lirë raportoi të shtunën se qeveria e Kosovës kishte shpenzuar deri në zero këtë fond, që në shifra, për këtë vit, ishin rreth 6 milionë euro. Raportimi në media thoshte se shpenzimet më të mëdha nuk kishin lidhje me qëllimin e këtij fondi.

Pas këtij raportimi, Kryeministri Haradinaj reagoi me një postim në Facebook duke thënë se shpenzimet janë kryer sipas ligjit për të përballuar situatat e përmbytjeve, pagesat për orët e zgjatura të punës së zjarrfikësve dhe për ndiha fermerëve të dëmtuar gjatë vitit 2019, Pa përmendur shifra ai tha se një pjesë tjetër nga ky fond:

“[…] është shpenzuar pasi është bërë ndarja e mjeteve për Shqipërinë, pas tërmetit me pasoja tragjike. Çdo alokim dhe përcaktim është bërë me arsyeshmërinë më të lartë, sipas nevojave dhe në përputhje me ligjin”.

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit qeveria e Kosovës caktoi 500 mijë euro ndihma, 110 njësi të specializuara të policisë, zjarrëfikses dhe dhjetëra mjete logjistike të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>