
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se do të jetë në parlament në shtator kur do të nisë punën legjislatura e re e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Aleati i PD në zgjedhje u shpreh se do të rikthejë në Parlament çështjen çame.
“Dua të theksoj me forcë që rikthimi i çështjes çame në Parlament nëpërmjet deputetëve të PDIU-së padyshim nuk do të heshtet më.”, u shpreh Idrizi në kuadër të nisjes së aktiviteteve për “Javën Çame”.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka konsideruar zgjedhjet e 25 prillit një masakër elektorale. Basha nuk është shprehur ende nëse PD do të hyjë në Kuvend në shtator.