
Një pus nafte në Ballsh ka shpërthyer duke lënë një punonjës të plagosur.
Sipas mediave është plagosur Viktor Balla, 51 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Fierit.
51-vjeçari ka pësuar djegie në 40% të trupit dhe ndodhet në reanimacion. Ndërkohë,ende nuk dihen rrethanat, në të cilat ka shpërthyer zjarri.