Shpëtim Idrizi vazhdon luftën për mandatin në Tiranë

Shpëtim Idrizi vazhdon luftën për mandatin në Tiranë

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi vazhdon të këmbëngulë se ka marrë vota të mjaftueshme për të fituar një mandat në Qarkun e Tiranës, duke pretenduar se ka fituar 12.500 vota.

Më 5 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi rezultatet e zgjedhjeve të qarkut Tiranë, ku PDIU fitoi 12.347 vota ose 2.98 për qind, 0.02 për qind nën pragun e nevojshëm zgjedhor prej 3 për qindësh.

Megjithatë, gjatë një konference për shtyp, Zoti  Idrizi sqaroi se pamjet video të procesit të numërimit tregojnë se në shumë prej tavolinave të numërimit në të cilat PDIU nuk kishte përfaqësues – në gjysmën e tavolinave të numërimit, – votat e PDIU nuk janë numëruar dhe shkruar saktë në në numërimin përfundimtar të votave:

“Deri më sot kur janë këqyrur rreth 65 për qind e filmimeve, rezulton se: Në shumë tavolina numërimi ku PDIU nuk ka patur numërues, del qartë se votat e PDIU-së të ndodhura në kuti, nuk pasqyrohen në proces-verbalet e numërimit të votave dhe rrjedhimisht edhe në tabelen e rezultateve. Ky numër i votave të devijuara, e kalon disa herë numërin 37 të votave të nevojshme për të kaluar pragun 3 për qind.”

Sot KQZ pritet të shqyrtojë ankesën e PDIU për votat e “zhdukura”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>