Shpëtohen pas 14 ditëve 11 minatorë në Kinë

Nga Exit News
Shpëtohen pas 14 ditëve 11 minatorë në Kinë

11 minatorë të bllokuar prej 14 ditësh në  një minierë në Kinë janë nxjerrë nga forcat e shpëtimit.

Në 10 janar pas një shpërthimi në provicën Shandong mbetën të bllokuar 22 punëtorë, rreth 600 metra në thellësi të tokës.

Transmetuesi shtetëror CCTV, njoftoi se njëri prej minatorëve të shpëtuar është jashtëzakonisht i dobët.Ekipet e shpërthimit e kanë mbuluar atë me batanije, para se ta dërgonin në spital.

Në orët vijuese, 10 minatorë tjerë, nga një tjetër zonë e minierës, janë nxjerrë jashtë. Njëri prej tyre është plagosur ndërsa të tjerët nuk shfaqën probleme.

Zyrtarët njoftuan të enjten se do të duhen edhe dy javë për të kryer shpime që të arrihet deri te bllokada e 10 minatorëve të mbetur.

Minierat e Kinës janë ndër më vdekjeprurëset në botë. Gjatë 2020 në minierat e Kinës janë regjistruar 573 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>