Shpresa… lehtësi a marrëzi njerëzore?

Nga Rezart Cenaj
Shpresa… lehtësi a marrëzi njerëzore?

Kjo flaka e pashuar brenda çdo njeriu për të ndryshuar botën, për të ndryshaur çdo gjë për mirë, a është arma më e mirë? A është kjo një shtysë për të vazhduar ecjen përpara apo një pengesë që të bën të vendosësh për të marrë jetën në duart e tua?

Çfarë shpresojmë ne si njerëz, kolektivisht? Çfarë duam në të vërtetë të na ndodhë në jetë? Ç’presim më për të thënë “po, tani unë jetoj”?

Disa njerëz, më të rinj në moshë, duan të jetojnë një aventurë! Të bëhen të mëdhenj! Të deportojnë në botën e të vdekshmëve dhe të lënë përshtypje në botën e të pavdekshmëve.

Por, ndërsa vitet kalojnë, shpresa kthehet në kërkesë për një jetë sa më të thjeshtë, të qetë, pa ulje-ngritje në përditshmërinë e saj, pa shqetësime. Një nevojë për të patur afër personat tek të cilët mund të mbështetesh.

E ke kuptuar që të gjitha ato që kërkon me aq zell—të ndryshosh botën, të bëhesh leva që do të kthejë rrotën e fatit nga e mira—janë thjesht ëndrra, thjesht haluçinacione?

Apo, ndoshta, duke përqafuar padurimin dhe dëshpërimin, ke hequr dorë prej tyre nën trysninë e kohës?

Si mund të jetosh pa shpresuar? Nëse nuk shpreson, jeta godet me një forcë të pamëshirshme. Do gjunjëzohesh nën peshën e përpjekjes, ku i vetmi fokus është realiteti i padepërtueshëm?

Ndoshta si shoqëri duhet të pranojmë që kemi bërë gabime. Nuk duhet të na vijë turp nga kjo. Turpi çon në gabime të tjera, më shumë detyrime, më shumë lëvizje të çorientuara.

Është e gabuar të shpresosh se jeta do bëhet më e mire, ngaqë fati na e ka borxh. Por, është bukur të shpresosh se njeriu, thellë thellë, është një qenie e mrekullueshme e krijaur për të bërë gjëra të mëdha.

Që kjo mrekulli të dalë në sipërfaqe duhet gjetur Pandora që të hapë kapakun. Davidi që të bëjë gjuajtjen e duhur. Prometeu për të vjedhur zjarrin. Majlinda që të besojë se të qenit thjesht një punëtor nuk është gjë e ulët. Artani që të vendosë se nuk i duhet fare të jetë “një shqiptar pasanik injorant.” Mirela që të kuptojë se nuk mjafton thjesht të duash diçka, duhet edhe të bësh. Iliri që të fillojë të besojë se fati nuk është i patundur, por që edhe ai ndryshon.

Mjafton ta shtysh pak.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>