Shqipëria u vlerësua me 70 pikë në total, në një shkallë vlerësimi nga 0 në 100, ndër 204 vendet e botës për trajtimin e sëmundjeve, ofrimin e ndihmës shëndetësore me cilësi pa kosto të larta.
Studimi u krye nga Instituti amerikan për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), në Universitetin e Washingtonit. Ky institut financohet nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates, dhe mat “problemet shëndetësore në botë dhe vlerëson strategjitë e përdorura për t’i adresuar ato”.
Studimi, i cili mat cilësinë dhe mbulimin me shërbim shëndetësor të popullsisë në mënyrë të barabartë, pavarësisht statusit ekonomik u publikua në gusht 2020, në gazetën e famshme mjekësore The Lancet.
Bazuar në të dhënat e publikuara, vendi jonë u vlerësua me 98 pikë për vaksinimin e popullsisë nga sëmundjet infektive të Lisë dhe të Difterisë. Gjithashtu vendi u vlerësua me pikë të larta për trajtimin e:
Sëmundjeve të mushkrive me 90, për trajtimin e turbekulozit u vlerësua me 92, dhe trajtimin e bronketazirave me 81 pikë.
Sëmundjeve të apendisitit dhe aparatit tretës, përkatësisht me 98, dhe 99 pikë.
Kancerit të gjirit, mitrës dhe prostatës u vlersua nga respektivisht me 84, 81 dhe 88 pikë.
Ndërsa për trajtimin e ishemive, trajtimin e HIV/AIDS dhe edukimit të planifikimit familjarë u vlerësua me përkatësisht me 50 pikë, 41 pikë dhe 10 pikë.
Vendi u vlerësua më mirë se vendet e rajonit Serbia, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia.
Nga vendet e botës, Japoni renditet e para me 96 pikë, e më pas renditen Franca dhe Finlanda me 91, dhe Kanadaja me Irlandë me 90 pikë secila.