Shqipëria arrin marrëveshje për 1 milionë vaksina kineze, 192 mijë mbërrijnë sot

Nga Exit News
Shqipëria arrin marrëveshje për 1 milionë vaksina kineze, 192 mijë mbërrijnë sot

Kryeministri Edi Rama njoftoi të enjten arritjen e marrëveshjes për 1 milionë vaksinave kineze. Përmes një postimi në Racebook, Rama shkruan se ka nënshkruar kontratë për 500 mijë vaksina dhe në Tiranë do të mbërrijnë sot 192 mijë vaksina.

“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera 😍Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh😍 Sjellim sot në Tiranë 192 mijë “

Rama njoftoi më herët se ndodhet në Stamboll për të marrë vaksina të tjera. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje më një kompani turke për furnizimin me vaksinën kineze antiCovid.

Qeveria ka miratuar të martën edhe aktin normativ për të marrë vaksina antiCOVID nga Kina.

Sipas aktit , marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ndërkohë, 10 mijë dozat e vaksinës ruse Sputnik V, që mbërritën në vend të hënën, do të përdoren për të vaksinuar moshat +80.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme