Shqipëria asnjë përmirësim në renditjen e Freedom House për lirinë

Shqipëria asnjë përmirësim në renditjen e Freedom House për lirinë

Për të tretin vit radhazi, pa asnjë përmirësim, raporti i Freedom House e vlerëson Shqipërinë si vend pjesërisht të lirë. Raporti vëzhgon të drejtat politike, liritë civile dhe shkallën e lirisë në përgjithësi.

Në të tre këto tregues Shqipëria është vleresuar me 3 pikë, në një sistem vlerësimi nga 1 në 7, ku 1-shi tregon liri më të mëdha dhe 7-ta mungesë të lirive.

Nga 195 vende të vëzhguara, Shqipëria renditet në vend të 68-të, duke mos bërë asnjë lëvizje as në renditje krahasuar më një vit më parë.

Në rajon përveç Serbisë, e cila vlerësohet si vend i lirë, vendet e tjera Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnje Hercegovina cilësohen si vende pjesërisht të lira.

Turqia është një tjetër shtet, për të cilin vlerësimi I të drejtave u përkeqësua duke kaluar nga vend pjesërisht I lirë, në vend jo të lirë. Shkak për këtë u bënë ndryshimet kushtetuese në prill 2017, që përqëndruan pushtetin pothuaj absolut në duart e presidentit.

Raporti thekson se gjatë vitit 2017 demokracia në botë u përball me krizën më serioze ndër dekada, pasi parimet themelore të saj – përfshi garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e minoriteteve, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit – u sulmuan në mbarë botën.

Në total nga 195 vende, 88 vlerësohen si të lira, 58 pjesërisht të lira dhe 49 jo të lira.

71 vende pësuan rënie në vlerësimin për të drejtat politike dhe në liritë civile, dhe vetëm 35 vende u përmirësuan. Kjo shënoi vitin e 12-të radhazi të rënies së lirisë globale.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga roli i tyre tradicional si kampion dhe një shembull i demokracisë, duke shënuar një rënieje të përshpejtuar të të drejtave politike të qytetarëve amerikanë dhe lirive civile.

Që në vitin 2006, që njihet si viti kur nisi rënia globale e demokracisë, në 113 vende parimet e demokracisë janë përkeqësuar, dhe vetëm 62 vende i kanë përmirësuar ato.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>