Shqipëria dhe Kosova me Ligë të përbashkët në basketboll

Nga Exit News
Shqipëria dhe Kosova me Ligë të përbashkët në basketboll

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një Ligë të vetme të përbashkët në basketboll. Kjo është hera e parë që ne kemi një bashkim mes dy vendeve në sport. Marrëveshja u firmos nga ministret e të dyja vendet, të enjten, (10 shtator).

I pranishëm në firmosjen e marrëveshjes ishte Kryeministri Rama, i cili tha se ky është një shembull që duhet të bëhet edhe në drejtime të tjera.

“Jemi duartrokitës të kësaj nisme dhe të tjera, në funksion të krijimit të bashkërendimit konkret për të organizuar Liga unike, por jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në drejtime të tjera”, tha Rama në fjalën përshëndetëse.

Ai tha se kjo marrëveshje u arrit pas një periudhe të gjatë kohe:

“Patjetër që është dashur një periudhë pjekurie e këtyre ideve, dëshirave që kanë ekzistuar prej kohësh. E mbaj mend prej kohësh këtë dëshirë, ashtu sikundër nuk ka qenë ndryshe në anën tjetër”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>