Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pika të përbashkëta kufitare.
Vendimi është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave si pjesë e një marrëveshjeje me qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Kjo do të thotë se qytetarët dhe mallrat në kufi do të kalojnë vetëm përmes një pike kontrolli.
Vendimi vjen një ditë para mbajtjes së Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Shqipëria ka pika kufitare të përbashkëta edhe me Kosovën.