Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pak shanse për hapjen e negociatave

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pak shanse për hapjen e negociatave

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën të hënën  në Luksemburg, për të diskutuar mbi një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi dhe miratimin e kuadrit negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi i fundit pritet të merret të martën, më 22 qershor, por gjasat janë që Shqipëria të penalizohet indirekt për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Burime diplomatike kanë pohuar për Radio Evropa e Lirë se “Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe si pasojë, disa vende tjera nuk kanë dashur që të nisen negociatat vetëm me Shqipërinë”.

Bullgaria e bllokoi mbajtjen e bisedimeve me Maqedoninë edhe vitin e kaluar, për shkak se kërkon që ajo të pranojë që gjuha maqedonase është një dialekt perëndimor i gjuhës bullgare.

Po ashtu, dy vendet kanë pretendime mbi përkatësinë etnike të disa prej figurave më të shquara historike dhe kulturore që të dyja palët i llogarisin si të vetat.

Qëndrimi bullgar, që formalisht pretendon se vendi fqinj nuk ka zbatuar Marrëveshjen për Fqinjësinë e Mirë, nuk ndryshoi as pas vizitës së kryeministrit maqedonas Zoran Zaev javën në Sofje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>