
Shqiperia do të dhurojë 250 mijë euro Kroacisë pas tërmetit të 29 dhjetorit.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan:
“Sapo firmosa një vendim qeverie për të dhuruar 250 mijë euro për Kroacinë për të ndihmuar për rilindjen e e Petrinjës pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është shembulli i ringritjes dhe një model për ne në transformimin në një vend anëtar të BE-së!”
Me herët dhe Kosova shprehu gadishmërinë për të ndihmuar Kroacinë.
Një tërmet i fortë, rreth 6,3 ballë, goditi Kroacinë qendrore, duke shkaktuar dhjetra të plagosur, 7 viktima dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat në Petrinja, një qytet në juglindje të Zagrebit.
Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, si dhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje dhe deri në Graz në jug të Austrisë.
Disa ndërtesa u shembën në Petrinja, rreth 60 kilometra nga Zagrebi.